Analistët e kompanisë investuese JP Morgan Chase rritën rejtingun e aksioneve ruse. Në JP Morgan mendojnë, se letrat me vlerë të emitentëve kryesorë rusë, si dhe më parë, mbeten të pa vlerësuara ashtu siç duhet dhe janë mjaft tërheqëse për blerësit, shkruan botimi “RBK Daily”. Indikatorët kryesorë të tregjeve të fondeve të vendeve në zhvillim, si dhe Rusisë dëshmojnë për rifillimin e aktivizimit të investitorëve, gjë kjo që flet qartë për sigurinë e tyre në perspektivitetin dhe rimëkëmbjen e ekonomisë botërore, thuhet në raportin e analistëve.
***
Ministria e Financave e Rusisë po forcon survejimin ndaj mjeteve financiare të nxjerra nga Rusia, njofton gazeta “Vremia Novostei”. Dikasteri financiar po përpiqet të rivendosë rregull në procedurën e vënies së gjobave për mosparaqitjen e deklaratave në lidhje me zhvendosjen e mjeteve financiare jashtë shtetit. Ai përpunoi amendamentet përkatëse për këtë qëllim në Kodin e shkeljes së rregullave administrative. Amendamentet e Ministrisë së Financave parashikojnë përputhjen e normave të legjislacionit valutor, tatimor dhe të së drejtës administrative, me qëllim që organet tatimore të kenë argumente formale për venien e shkelësve përpara përgjegjësisë administrative.
***
Pjesëmarrësja ruse e konkursit “Eurovision 2009” Anastasia Prihodko menjëherë pas debutimit në finale u nis me avion për në shtëpinë e saj në Kiev. Në intervistën ekskluzive dhënë korrespondentit të gazetës “Komsomolskaja pravda”ajo tregoi, se u mërzit shumë nga vendi i 11 që zuri. Por nuk e quan këtë ndonjë tragjedi të madhe. Për mendimin e saj, Anatoli Ribak ishte lider i padiskutueshëm, por në vendin e dytë mund të ishte, sipas vlerësimit të saj, vetëm përfaqësuesja e Francës. Kësaj here Rusia nuk i vuri detyrë vetes të korrë me çdo kusht fitore në këtë konkurs. Ndërsa numri i paraqitur nga ajo në pikëpuqjen e muzikës dhe filmit ishte diçka mjaft interesante. Kuptohet, se shumë kritikë muzikorë e vlerësuan mjaft lart këngën e Anastasisë “Mamo”.
***