Zëri i Rusisë Me dekret të Presidentit në Rusi do të krijohet komisioni për kundërveprimin ndaj falsifikimit të historisë. Dimitri Medvediev ka deklaruar më se një herë mbi moslejimin e shtrembërimit të ngjarjeve historike, ndër të tjera dhe atyre të periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Para pak kohësh Kryetari i shtetit tërhoqi vëmendjen ndaj faktit se përpjekjet për falsifikimin e tyre po bëhen gjithnjë e më të ashpra dhe më agresive. Në fakt, vuri në dukje Medvediev, ne u ndodhëm në një situatë të tillë kur jemi të detyruar të mbrojmë të vërtetën historike dhe të konfirmojmë me prova bindëse ato fakte, të cilat fare para pak kohësh ishin krejtësisht evidente. Ne nuk duhet të mbyllim sytë ndaj së vërtetës së tmerrshme të asaj lufte. Nga ana tjetër, askujt nuk i lejohet të vërë në dyshim veprën heroike të popullit tonë, theksoi Medvediev.