Zëri i Rusisë Kufitarët e Rusisë dhe Bullgarisë do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta për luftën kundër kriminalitetit në Detin e Zi. Për këtë qëllim në Novosibirsk mbërriti anija luftarake patrulluese bullgare  “Nesebr”. Gjatë katër ditësh do të zhvillohen manovrat stërvitore për parandalimin e kontrabandës së drogës dhe armëve, emigracionit klandestin dhe luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Mysafirët gjithashtu i pret edhe një ekskursioni nëpër qytet dhe vizitimi i fabrikës së prodhimit të verës dhe shampanjës në Abrau-Dyrso. Kufitarët bullgarë do të qëndrojnë dhe në Soçi-në kryeqytetin e Olimpiadës Dimërore të vitit 2014, ku do të njihen me masat për garantimin e sigurisë kufitare.