Zëri i Rusisë Në Estoni është përdhosur brutalisht monumenti i ushtarëve sovjetikë, të cilët ranë gjatë luftës për çlirimin e vendit nga fashizmi në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Në qytetin letonez Kehra vandalët rrëzuan dhe thyen pllakën përkujtimore të monumentit si dhe vazot prej guri për vendosjen e luleve. Kjo tashmë është hera e dytë e sulmimit prej nazistëve vendas të këtij monumenti. Herën e parë ky sakrilegj u bë në vitin 2004. Policia ngriti çështje penale në lidhje me këtë fakt. Gjatë viteve të fundit në Estoni janë dëmtuar ose asgjesuar krejtësisht më shumë se 50 monumente dhe pllaka përkujtimore të varreve të periudhës sovjetike. Dihen vetëm dy raste ndëshkimi të vandalëve. Dhe të dyja herët ato përfunduan me vënie gjobe.