Zëri i Rusisë Aparati radiomarrës i parë në histori, i cili u shpik në vitin 1895 nga Aleksandër Popov, u bë eksponati kryesor i ekspozitës së rrallë të koleksionit të aparaturave që u hap sot në Penzë (në Rusinë Qendrore). Kjo ekspozitë i kushtohet 150 vjetorit të ditëlindjes së shpikësit të famshëm rus. Në të mund të shikosh si radioaparaturat shumë të vjetra, po ashtu edhe aparatura tranzistore nga më modernet.