Zëri i Rusisë Në Roterdam filloi procesi i parë gjyqësor ndaj piratëve somalezë. Të pandehurit janë pesë pjesëmarrës të sulmit të janarit të ndërmarrë mbi anijen hollandeze në gjirin e Adenit. Më 18 maj autoritetet somaleze iu drejtuan bashkësisë botërore me lutjen që t'i japë ndihmë vendit të tyre në krijimin e flotës së rojes bregdetare për mbrojtjen e ujërave të veta, peshkatarëve dhe anijeve të huaja nga piratët. Në të njëjtën kohë autoritetet e Putlendit, autonomisë së vetëshpallur në territorin e Somalisë, kanë ndaluar 24 persona që dyshohen për ushtrimin e zanatit piratesk.