Zëri i Rusisë Skandal të paparë shkaktoi në festivalin e Kanës filmi i ri i regjisorit danez Laris Fon Triera “Antikrishti”. Publiku mbeti i shokuar nga skenat grafike të paprecedentshme të dhunës dhe elementet pornografikë. Filmi i dedikohet regjizorit rus Andrei Tarkovskij. Tema e filmit që e përshkon fund e krye atë është çmënduria e trupit njerëzor të braktisur nga Zoti. Përpara shfaqjes së tij Fon Triera deklaroi, se gjatë kohës së xhirimit të këtij filmi atë e ka “udhëhequr i Madhi Zot”, kurse në bazë të filmit qendrojnë ëndërrat e tij.