Zëri i Rusisë Ekspertët rusë dhe amerikanë do të diskutojnë në Moskë propozimet në lidhje me Traktatin e ri të Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO). Pala ruse del jo vetëm për kufizimin e kapsollave bërthamore, por edhe të numrit të mbartësve strategjikë të armës bërthamore si dhe  për ruajtjen e ndalimit të dislokimit të Armatimeve Strategjike Ofensive përtej kufijve të territorit kombëtar. Moska është e shqetësuar edhe në lidhje me zotërimin nga ana e SHBA-s të “potencialit të madh të rikthyeshëm”-kapsollave bërthamore, të cilat ruhen në depot amerikane të municioneve. Kreu i MPJ i Rusisë Sergei Lavrov deklaroi se Traktati i ri duhet të marrë parasysh gjithashtu edhe çështjet e mbrojtjes antiraket.