Zëri i Rusisë Në qendër të vëmendjes së shtypit rus aktualisht janë dy ngjarje të rëndësishme: intervista e ditës së shtunë e Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev dhënë kanalit televiziv “Vesti” dhe nata finale e konkursit “Eurovision-2009”. Dimitri Medvediev vazhdoi praktikën e vet të bisedave në kanalet televizive ruse në lidhje me problemet më aktuale të shoqërisë ruse. Kësaj here fjalë u bë për shëndetësinë, shkruan gazeta “Vremja Novostei”. “2/3 e kontributit tonë në ruajtjen e shëndetit-janë mënyra jonë e jetesës, citon ky botim Kryetarin e Shtetit. Dhe vetëm 10-15 % janë gjendja e përgjithshme e mjekësisë”. Asnjë lloj krize nuk mund të pengojë plotësimin e detyrës më të rëndësishme të autoriteteve-përkujdesjen për shëndetin e kombit, deklaroi Dimitri Medvediev.


                                                                                    XXX


Gazeta “Trud” dalloi në intervistën e Presidentit temën e çertifikatave të lindjes. Këto çertifikata përbëhen nga tre letra me vlerë (vauçera) me një shumë të caktuar, me të cilat nëna e ardhshme paguan për shërbimet që i bëhen asaj në konsultoren e grave. Sipas mendimit të Dimitri Medvedievit, venia në veprim e çertifikatave të lindjes është një nga pjesët përbërëse më të suksesshme të projektit kombëtar “Shëndeti”. Edhe një aspekt tjetër i intervistës së Presidentit ndaj të cilit tërhoqi vemendjen gazeta. Kjo është domosdoshmëria e zgjatjes së afatit të veprimit të ligjit për “amnistinë e pronës private përkatësisht daçave”. Sipas ligjit aktual procedurat e thjeshta të regjistrimit të tokave dhe kopshteve personale rreth daçave veprojnë deri më 1 janar të viti 2010. Ato u shfrytëzuan vetëm nga 2.5 milionë prej të 20 mijë zotëruesve të pronës që ka të bëjë me daçën dhe kopshtet personale.


                                                                                      XXX


Praktikisht i gjithë shtypi rus po diskuton detajet e konkursit të këngës “Eurovizion-2009” që përfundoi të shtunën në Moskë. Botimi “Gazeta” vë në dukje, se në spektrin e mendimeve të vendeve pjesëmarrëse në të nuk pati ndonjë intrigë të veçantë. Siç dhe parashikohej, vendin e liderit e zuri  menjëherë Norvegjia dhe nuk ia la atë askujt tjetër më. Kënga “Fairytale” ("Përralla") e norvegjezit me prejardhje bjelloruse Aleksandër Ribak grumbulloi një numur rekord prej 387 pikësh duke lënë konkurrentët e vet me dyfish pikësh mbrapa.

                                                                                  

                                                                           XXX