Zëri i Rusisë Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev nënshkroi një sërë dekretesh që drejtohen për luftën kundër korrupsionit. Deklarimin e të ardhurave të tyre do të jenë të detyruar ta bëjnë jo vetëm nëpunësit shtetërorë, por edhe drejtuesit e korporatave shtetërore, deputetët e parlamentit dhe drejtuesit e rajoneve, si dhe bashkëshortet e tyre dhe fëmijët që nuk kanë mbushur akoma moshën e pjekurisë. Të ardhurat e tyre do të publikohen në sajtin e organeve pushtetore ose të deklarohen brenda të javës me kërkesë të gazetarëve.