Zëri i Rusisë Mjekët rusë do të kurojnë popullsinë në tre rajone rurale të Abkhazisë. Të dielën në kryeqytetin abkhazian Suhumi nga Rusia mbërritën 33 mjekë: dentistë, terapeutë, laringologë, kirurgë, okulistët-oftalmologë, gjinekologë, mjekë të Qendrës Mbarë ruse të mjekësisë dhe katastrofave. Ata mbërritën atje dhe do të qendrojnë plot dy javë. Po me këtë avion u sollën dhe ndihma humanitare për shkollat abkhaziane.