Zëri i Rusisë Rusia do të vazhdojë tu japë ndihmë shteteve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, të cilat në kushtet e krizës financiare botërore u ndodhën në gjendje veçanërisht të vështirë. Për këtë Kreu i MPJ i Rusisë Sergei Lavrov deklaroi në intervistën e vet dhënë revistës “Itogi”. Rusia i ka caktuar tashmë mjete të konsiderueshme financiare Biellorusisë, Kirgizisë, dhe Armenisë. Për këtë qëllim po përdoren gjithashtu edhe mjetet e Fondit Antikrizë të krijuar apostafat nga EvrAzES, vëllimi i të cilave përbën 10 miliardë dollarë, 7,5 miliardë prej të cilave janë kontribut i Rusisë. Për sa i përket ndikimit të krizës së tanishme botërore në marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin dhe SHBA-s, mund të thuhet se ai mundësoi përmirësimin e tyre, mbi të gjitha ndihmoi për futjen e këtyre marrëdhënieve në brazdë më konstruktive. Sipas fjalëve të Lavrovit, logjika e shëndoshë tregon se në kohë krize çështjet e politizuara në mënyrë artificiale spostohen në plan të dytë dhe të gjitha palët pranojnë ekzistencën e interesave të përbashkëta, në veçanti, kur fjalë bëhet mbi probleme me të vërtetë me rëndësi jetike, konstatoi ministri.