Zëri i Rusisë Operacionin për shoqërimin e karvanit të anijeve të vendeve të ndryshme nëpër ujërat e rrezikshme të gjirit të Adenit e realizoi anija e madhe kundërnëndetëse “Admiral Pantelejev” nga përbërja e flotës së Oqeanit Paqësor të Rusisë. Në misionin ndërkombëtar të luftës kundër piratëve merr pjesë një njësi e tërë anijesh ruse. Në përbërjen e saj hyjnë nënrepartet e këmbësorisë së marinës si dhe dy helikopterë të vendosur në kuvertën e anijes “Admiral Pantelejev”. Në fund të prillit pranë brigjeve të Somalisë marinarët rusë kapën një anije me piratë. Ata u përpoqën të zaptonin cisternën me ekuipazh rus, e cila po transportonte naftë për në Singapor si dhe cisternën “Bullavi Bank” me ekuipazh të përzierë ruso-ukrainas.