Zëri i Rusisë Sot në Ditën Ndërkombëtare të muzeve, në kryeqytetin rus kremtojnë gjithashtu edhe Ditën e trashëgimisë historike dhe kulturore. Të gjithë muzetë e Moskës, pavarësisht nga fakti se e hëna për ta është tradicionalisht ditë pushimi, do të organizojnë ditën e dyerve të hapura. Kjo po zhvillohet për herë të dytë. Për herë të parë dita e dyerve të hapura në muzetë e Moskës u zhvillua natën e 16 majit duke gdhirë 17 maji. Hyrja sot, si dhe më parë, është falas. Përveç kësaj, moskovitët dhe mysafirët e kryeqytetit i presin ekskursionet falas më këmbë nëpër qendrën e qytetit, si dhe ceremonitë e ndërrimit të patrullave të këmbësorisë dhe regjimentit presidencial të kuajve në Sheshin e Kuq.