0Ato do të zhvillohen nën egidën e OKB-së, BE dhe OSBE me pjesëmarrjen e delegacioneve nga Gjeorgjia, Abkhazia, Osetia e Jugut, Rusia dhe SHBA-s. Diskutimet filluan në tetor të vitit të kaluar një muaji e gjysëm pas agresionit të ndërmarrë nga Gjeorgjia kundër Osetisë së Jugut. Gjatë raundit paraardhës, atij të katërt në shkurt të këtij viti u arritën marrëveshje të rëndësishme mbi mekanizmat e  të përbashkët dhe ndërkombëtarë të monitorimit në rajonin e Kaukazit. Në konsultimet e tanishme pala ruse do të ngulë këmbë për përpunimin e garancive të mosfillimit të veprimeve ushtarake nga ana e Tbilisit ndaj Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë.