Zëri i Rusisë Më 18 maj të vitit 1703 flotilia prej 30 anijesh me ushtarë rus në bord nën komandën e Pjetrit të Madh korri fitore në betejën në grykëderdhjen e lumit Neva ndaj anijeve luftarake suedeze. Prandaj dhe është bërë zakon që kjo datë të quhet si Dita e Krijimit të bashkimit më të vjetër ushtarako- detar të Rusisë. Sot për nder të kujtimit të kësaj ngjarjeje në anijet e Flotës së Detit Balltik do të zhvillohet ceremonitë solemne të ngritjes së flamujve të Andrejevit. Marinarët e Balltikut do të vendosin kurora me lule pranë përmendores së themeluesit të flotës-Pjetrit të Madh, në varrezat vëllazërore dhe përmendoret e heronjve të luftërave të kaluara.