Zëri i Rusisë Gazeta moskovite “Novie Izvestia” publikoi artikullin e Julia Çernuhinës me titull: “Të kapiturit nga votka”. Ai paraqet në vetvete një reportazh nga mbledhja e alkoolistëve në Moskë, në të cilën gazetarja mori pjesë në mënyrë inkonjito meqenëse pjesëmarrja në të u ndalohet të huajve, njerëzve jo të rrethit të tyre. Ky grup alkoolistësh anonimë mblidhet në një nga kishat e kryeqytetit, shkruan Julia Çernuhina. Në njërën nga dhomat e saj janë mbledhur 25 persona. Janë uluar ata në stolat e vendosur përgjatë mureve. Në tavolinë është vendosur një ikonë… Drejtuesi i mbledhjes shpall një minutë heshtje në kujtim të atyre që kanë ndërruar jetë për shkak të “pickimit” të gjarpërit jeshil (alkoolit). Mjekja narkologe Armina Hersesjan mendon: se çdo alkoolist duhet të arrijë deri në gradën e fundit që të vijë në vete më pas. Për njërin nga ata kjo mund të jetë avaria e makinës së dashur BMV dhe rikthimi tek automobili i vjetër “Lada”. Për një tjetër-humbja e apartamentit apo shtëpisë. Për një të tretë-arrestimi dhe dënimi me burgim Për sa kohë që nuk i ka ndodhur ndonjë katastrofë e vërtetë në jetë çdo alkoolist nuk e pranon sëmundjen e vet. Ndërsa kur ai e lë pijen ngjason me zogun e vogël të rënë nga foleja. Këtu atij i nevojitet ndihma nga të afërmit, miqtë, shokët, kolegët, nga drejtuesit e shoqatave të atyre që nuk pijnë. Në Moskë veprojnë rreth 30 grupe të personave që nuk pijnë pije alkoolike. Grupe të tilla veprojnë tashmë në 120 qytete ruse. Aktivistët e tyre konfirmojnë, se falë lëvizjes së alkoolistëve anonimë gati gjysma e personave që u janë drejtuar atyre për ndihmë janë shëruar plotësisht nga kjo e keqe. Presidenti i Fondit “Jo alkoolizmit dhe narkotikëve!” Oleg Zikov shprehet me bindje të plotë, se alkoolizmi është sëmundje socio-shpirtërore. “Njeriu vuan jo nga varësia biologjike, ai vuan nga paaftësia për të ndërtuar marrëdhëniet sociale dhe moralo-etike me ata që e rrethojnë”, thotë Oleg Zikov.