Zëri i Rusisë Moska i dhuroi Evropës një përrallë të vërtetë! Natës e ditës së shtunë duke aguar e diela dhjetra miliona teleshikues të Botës së vjetër u bënë dëshmitarë të një shou fantastik-finales së konkursit të këngës “Eurovision-2009”. Me të nuk ka të krahasuar asnjë nga konkurset e këngës që janë zhvillur gjatë gjithë historisë më tepër se gjysëm shekullore të “Eurovisionit” për nga përmasa e bukurisë, dinamizmit dhe artistizmit, për nga efektet e rafinuara e të stërholluara vizuale dhe teknike. Këtë gjë e pranojnë të gjithë specialistët dhe shtojnë: se do të jetë shumë e vështirë të përsëritet në një kohë të afërt një gjë e kësaj natyre. Është mjaft simbolik fakti, se edhe kënga e fituesit të konkursit, interpretuesit nga Norvegjia Aleksandër Ribak, quhet gjithashtu “Përralla”.




Aleksandër Ribak pasi grumbulloi 387 pikë u bë fitues absolut, i padiskutueshëm i konkursit “Eurovision-2009”. Duke votuar në frymë kaq unanime në favor të këngëtarit nga Norvegjia, Evropa, po të shprehemi në mënyrë të figurshme këtu, parapëlqeu “produktin ekologjikisht të pastër”-freskinë dhe natyrën magjepsëse, që të bën për vete të interpretuesit të ri, melodinë e sinqertë dhe jo të stërholluar të këngës së tij, temperamentin me të cilin ai këndoi dhe si folkmuzikant i vërtetë e shoqëroi atë duke i rënë edhe violinës. Hiti i ri evropian “Përralla” ka një nuancë evidente sllave dhe ndryshe s’kishte si të ndodhte, sepse Aleksandri 23 vjeçar ka lindur në Bjellorusi, në periudhën e kohërav sovjetike. Ai e flet për mrekulli gjuhën ruse dhe fjalët e para të mirënjohjes e falenderimit i shqiptoi nga skena pas fitores pikërisht në rusisht. Bile edhe historinë e krijimit të këngës së vet, që fitoi zemrën e Evropës, ai e tregoi gjithashtu në rusisht:


- Vitin e shkuar unë e kalova verën në fshat, pranë detit. Natyra jashtëzakonisht e bukur e periferive më frymëzoi. Pasi u ngjita në majën e malit më të lartë unë nxorra nga këllëfi violinën dhe fillova të luaj melodinë që më buroi nga thellësia e shpirtit. Kurse më pas shkova edhe tekstin për të. Kjo këngë i dedikohet vajzës me të cilën unë kam qenë i dashuruar.

Gjithë natën Moska diskutoi më pasion përfundimet e konkursit “Eurovision-2009”, shprehu bujshëm gëzimin e vet për ata interpretues të talentuar, mbresëlënës që u renditën ndër liderët e konkursit të këngës. Përveç Aleksandër Ribak, midis tyre ishte bukuroshja e brishtë romantike nga Islanda Johana dhe dueti entuziast, bombastik Ajsel dhe Arash që ndezi gjithë sallën nga Azerbajxhani. Gumëzhinte qendra mondane e “Eurovisionit”-e ashtuquajtura Shtëpi Evropiane, njerëzit, të cilët ndoqën finalen e konkursit në ekranët e mëdhenj të vendosur në rrugët e Moskës, nuk nxitonin të shpërndaheshin nëpër shtëpitë e veta. Diskutime të gjalla u zhvilluan edhe në eterin e drejtpërdrejtë të kanalit të parë televiziv-organizatorit të transmetimit të konkursit. Fizionomia televizive e “Eurovisionit” la me gojë hapur bile edhe profesionistët me përvojë të madhe në këtë fushë. Moska krenohet me faktin se mundi të mbledhë e të ingranojë forcat më të mira ndërkombëtare për organizimin e një shou të tillë të efektshëm, deklaroi Drejtori i kanalit të Parë televiziv Konstantin Ernst:

- Ne mblodhëm një ekip ndërkombëtar të përbërë prej njerëzve më të mirë në profesionin e vet. Ata që u morën me ndriçimin- i ftuam nga Britania e Madhe, me zërin-nga Gjermania. Njerëzit, që merren me teknikën e nevojshme të skenës dhe konstruksionet e varura i mblodhëm nga një sërë vendesh evropiane. Por kontrollin ndaj realizimit të idesë dhe vënies së saj në jetë e ushtroi totalisht Rusia. Kështu që ajo është plotësisht krijesë e jona.

Kështu, pra, tani Moska po ndahet me pjesëmarrësit dhe mysafirët e konkursit të këngës “Eurovision-2009” dhe po ia dorëzon stafetën Oslos.