Zëri i Rusisë Koncerni rus i gazit “Gazprom”nënshkroi një paketë dokumentesh që kanë të bëjnë me realizimin në jetë të projektit “Rryma Jugore” (“South Stream”) me kompaninë energjetike bullgare Bulgarian Energy Holding, me atë greke DESFA dhe kompaninë serbe Srbijagas. Dokumentet e nënshkruara përcaktojnë parimet e bashkëveprimit të palëve në etapën parainvestuese të ndërtimit të gazsjellësit “Rryma Jugore”, si dhe sanksionon kushtet, rregullat e krijimit dhe mekanizmat e veprimit të ndërmarrjeve të përbashkëta.