Zëri i Rusisë Takimi ministror i Këshillit Rusi-NATO do të zhvillohet jo më parë se në muajin shtator, mendon Përfaqësuesi i përhershëm rus pranë Aleancës Dimitri Rogozin. Data e mbajtjes së Këshillit do të diskutohet në fund të majit në nivel ambasadorësh. Takimi ministror planifikohej për të martën e ardhshme, por Kreu i MPJ i Rusisë Sergei Lavrov refuzoi pjesëmarrjen në të. Kjo u bë si kundërpërgjigje ndaj manovrave ushtarake të NATO-s në Gjeorgji dhe deportimit nga Brukseli të dy diplomatëve rusë.