Zëri i Rusisë Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s pas marrjes së vendimit mbi venien e një emri të ri shtetëror ish republikës së jugosllave, deklaroi Kreu i MPJ-së i Greqisë Dora Bakojani mbas takimit të zhvilluar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jaap de Hoop Shefeer. Ajo konfirmoi se Athina do të japë pëlqimin e vet për pranimin e vendit fqinj në Aleancë vetëm pas shtimit në emrin Maqedoni të përcaktimit gjeografik, i cili do të lejojë mosngatërrimin e saj me qarkun grek të quajtur Maqedonia.