Zëri i Rusisë Kështu pra, të gjithë finalistët e konkursit me shumë popullaritet “Eurovision-2009”, i cili po zhvillohet në Moskë, tashmë u përcaktuan. Ata janë gjithsej 25 veta. 20 pjesëmarrës i siguruan vetes rrugën për në luftën e tensionuar rivalizuese të finales. 5 artistë, të cilët përfaqësojnë vendet-themeluese të konkursit dhe të Zonjën e shtëpisë së konkursit, hyjë në finale, sipas traditës, automatikisht. Në vigjilje të mesnatës së thellë në sallën grandioze të kompleskit “Olimpijskij” përfundoi gjysëm finalja e dytë. Dhe në prapaskenë, kur u bënë të ditura rezultatet e votimit të shikuesve, sërish shpërtheu gëzimi i papërmbajtur i fituesve dhe u derdhën lot nga sytë e “të pafatëve”, që nuk arritën të dalin dot në finale: “Unë personalisht jam jashtëzakonisht i lumtur dhe i impresionar nga gjithçka që po ndodh këtu! Unë tani sapo provova 3 minuta lumturie të papërshkruar, absolute!”, shprehet me zërin që i dridhet nga mallëngjimi këngëtari grek Sakis Ruvas, njëri nga favoritët e konkursit. Në “Eurovisionin” në Moskë mund të realizosh çdo lloj ideje, bile dhe atë më fantastiken,mendon Neli Çobanu nga Moldavia. “Që pa u nisur ende për pjesëmarrje në konkurs, thotë këngëtarja, unë kisha parandjenjën se mua më priste diçka feerike në Moskë. Por ajo që pashë me sytë e mi këtu i tejkaloi, vërtet, të gjitha fantazitë, pritjet e mia!”. “Moska është e mrekullueshme!, shprehet këngëtari nga Danimarka Nils Brik. Ajo më kujton pak Nju Jorkun, sepse unë vij nga Perëndimi dhe prandaj më krijohet një ndjesi e tillë në krahasim, sqaron artisti dhe shton me buzëqeshje: Moska ngjason me Nju Jorkun edhe për nga shumëllojshmëria, asortimenti i madh i kuzhinës me cilësi të mirë”, thotë ai. Miliona teleshikues janë në pritje të ethshme të shout përfundimtar të konkursit të 54 ndërkombëtar të këngës “Eurovision-2009”. Transmetimi direkt i finales do të fillojë të shtunën, me datë 16 maj, më 21.00 sipas orës evropiane. I pari në finale do të debutojë këngëtari nga Lituania Sasha Son.