Zëri i Rusisë Zhvillimi i samitit Rusi-BE që do të mbahet në Habarovsk do tu lejojë evropianëve “ta perceptojnë, ta ndjejnë” më mirë Rusinë dhe t’i bëjë marrëdhëniet midis tyre “më të kuptueshme”, tha Dimitri Medvediev. Ai kujtoi, se personalisht u propozoi kolegëve në BE të shohin se ç’pamje ka Rusia jo vetëm në pjesën e saj Evropiane, apo, të themi, në Ural, Siberi, por edhe në Lindjen e Largme të saj. Me marrjen parasysh të atij fakti se ne e vështrojmë të gjithë këtë hapësirë si evropiane, në kuptimin e gjerë të kësaj fjale, dhe lindi një ide e tillë dhe partnerët tanë evropianë ranë dakort me këtë”, shtoi Dimitri Medvediev.