Zëri i Rusisë Festivali ndërkombëtar kushtuar 100 vjetorit të “Sezoneve ruse” legjendare në Paris do të hapet sot në Permi. Në këtë qytet të vjetër rus ka kaluar vitet e fëmijërisë dhe rinisë së vet Sergei Djagel-organizatori i sezoneve unikale, të cilat e njohën Evropën me kryeveprat e kulturës muzikore artistike dhe të baletit të Rusisë. Për pjesëmarrje në festival kanë ardhur më shumë se 200 mysafirë dhe interpretues nga SHBA-s, Franca, Finlanda, Gjermania, Italia, Spanja dhe vende të tjera.