Zëri i Rusisë Koncerni “Gazprom” do të nënshkruajë me kompanitë e Italisë, Bullgarisë, Serbisë dhe Greqisë marrëveshjet në lidhje me ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Jugore”. Marrëveshjet parashikojnë krijimin e ndërmarrjeve të përbashkëta për realizimin e punimeve ndërtimore në territoret e këtyre vendeve. Projekti “Rryma Jugore” do të lejojë eliminimin e rreziqeve transitore dhe do të lidhë në mënyrë të drejtpërdrejtë furnizuesin dhe konsumatorët e gazit nga vendet evropiane. Kapaciteti i sistemit të ri gazsjellës do të përbëjë 31 miliardë metra kub gaz në vit. Përfundimi i ndërtimit të tij planifikohet aty nga viti 2015.