0Si kandidate e vetme për në postin e presidentit të Moldavisë u regjistrua Kryeministrja, deputetja e Partisë Komuniste, Zinaida Greçani. Zgjedhjet e presidentit do të zhvillohen në parlament më 20 maj me votim të fshehtë. Për zgjedhjen e kryetarit të shtetit nevojiten 61 zëra. Komunistët disponojnë 60 mandate deputetësh, prandaj atyre do tu duhet të bien në ujdi me tre partitë opozitare të cilat kanë ndërmend të bojkotojnë votimin, me qëllim që të arrijnë zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në qoftë se presidenti nuk do të zgjidhet deri më 7 qershor pas dy tentativash, atëhere parlamenti do të shpërndahet.