Zëri i Rusisë Mbi evidentimin e rasteve të mutacionit të virusit A H1N1 njoftoi udhëheqja e Qendrës kombëtare të Epidemiologjisë së Meksikës. Virusi që ka pësuar transformim është shumë më agesiv se ai aktual dhe është i aftë të çojë në shpërthime të reja të epidemisë së gripit “të derrit”. Sipas fjalëve të Ministrit të shëndetësisë të Meksikës Hosel Anhel Kordova, mutacioni i evidentuar i virusit të sipërpërmendur është shumë më serioz se sa SIDA.