Zëri i Rusisë Astronautët e shatllit “Atlantis” arritën të montojnë me sukses në teleskopin kozmik Hubble një kamerë të re. Paraardhësja e saj, e cila ka punuar në orbitë që nga viti 1993, u demontua. Tani kamerën e vjetër do ta kthejnë në Tokë, ku aparatura unikale do të vendoset në muze në Uashington.