Zëri i Rusisë Moska mendon se zgjidhja e problemeve të sigurisë ushqimore do të bëhet një nga lokomotivat e daljes nga kriza ekonomike botërore. Dhe Rusia, si një nga eksportueset më të mëdha të drithërave, duhet të luajë një rol të rëndësishëm në kapërcimin e krizës ushqimore botërore dhe krijimin e tregut të ri të drithërave. Për këtë deklaroi Kreu i administratës së Presidentit të Rusisë Sergei Narrishkin në intervistën e vet dhënë kanalit televiziv “Vesti”.