Zëri i Rusisë Rusia dhe Abkhazia do të nënshkruajnë marrëveshjen mbi dislokimin në Abkhazi të bazës ushtarake ruse në një të ardhme të afërt, tha Presidenti i republikës Sergei Bagapsh pas takimit të zhvilluar me Kryeministrin Vladimir Putin. Në takimin në fjalë u diskutua gjithashtu edhe ndihma e Rusisë në realizimin në jetë të projekteve të mëdha që kanë të bëjnë me zhvillimin social-ekonomik të Abkhazisë. Në veçanti, republikës do t’i jepet një kredi prej 1.5 miliardë rublash për zhvillimin e biznesit të vogël dhe të mesëm dhe ndërtimin e rrugëve hekurudhore.