Zëri i Rusisë Lufta kundër korrupsionit në Rusi po zhvillohet në tre drejtime kryesore, të cilat janë përsosja e bazës legjislative, ndryshimi i sistemit të drejtimit shtetëror, municipal e ekonomik dhe rritja e nivelit të kulturës juridike të popullsisë. Për këtë deklaruan në administratën e Presidentit të Federatës Ruse. Në prag Dimitri Medvediev aprovoi “Strategjinë e sigurimit kombëtar të Rusisë deri në vitin 2020”, e cila iu nënshtrua paraprakisht korrektimit. Në dokument korrupsioni është cilësuar si i barazvlefshëm me rreziqet kërcënuese që i kanosen sigurimit kombëtar në një radhë me veprimtarinë e zbulimeve të huaja dhe atë terroriste.