Zëri i Rusisë Në Moskë i quajnë kundërproduktive përpjekjet për krijimin e të ashtuquajturit “Korridor Jugor” për furnizimin e burimeve energjetike në Evropë pa marrjen parasysh të interesave të Rusisë. Për këtë deklaroi në brifingun e organizuar në Moskë përfaqësuesi i MPJ i Federatës Ruse Andrei Nesterenko. Ai vuri në dukje gjithashtu, se Moska nuk e quan projektin e ndërtimit të gazsjellësit “Nabukko” antirus. “Po komfirmojmë sërish se ne nuk dalim aspak kundër “Nabukko-os”, veçanërisht në qoftë se ky projekt është i leverdisshëm dhe i pranueshëm për ata që kanë ndërmend të marrin pjesë në të” tha ai.