Zëri i Rusisë Në BE janë konfirmuar 231 raste të prekjes së njerëzve nga virusi i gripit A H1N1, i njoftoi Agjencisë “RIA Lajmet” përfaqësuesi i Komisionit Evropian. Sipas fjalëve të tij, më shumë raste të kësaj sëmundjeje janë fiksuar në Spanjë-98, në Britaninë e Madhe-68. OBSH-ja konfirmoi në vigjilje më tepër se 5700 raste të sëmurjes së njerëzve, 61 prej të cilave me përfundim letal.