Zëri i Rusisë Rusia po përcakton standartet e reja cilësore në konkursin e këngës “Eurovision-2009” dhe përsëritja e tyre në të ardhmen do të jetë problematike për çdo vend tjetër. Një mendim të tillë shprehu Presidenti i Bashkimit Transmetues Evropian Zhan-Pol Filippo që pas përfundimt të gjysëm finales së parë të konkursit, të cilën të gjithë unanimisht e vlerësuan si një shou të pararë, të jashtëzakonshëm feerik. Ndërsa në mbrëmjen e vonshme të ditës së sotme do të përcaktohet përfundimisht lista e finalistëve të Eurovisionit. Nga të 19 pjesëmarrësit e gjysëm finales së dytë shikuesit dhe juria do të përzgjedhin sërish vetëm 10 pretendentë. Por specialistët mendojnë se lufta rivalizuese këtu do të jetë shumë më serioze, meqenëse potenciali krijues i artistëve është më i lartë se sa në gjysëm finalen e parë. Skenari i koncertit të sotëm është tej mase i larmishëm, i mbushur plot e përplot me shaka, gëzim e hare, bufonadë. Tonin atij do t’ia japin muzikantët peterburgas-pjesëmarrës të ansamblit instrumental popullor rus “Terem-kuartet”. Pjesëmarrësit e konkursit “Eurovision-2009” gjatë provave të veta ua vënë veshin me njëfarë xhelozie, por gjithësesi me dashamirësi, rivalëve të vet. Çdonjëri prej tyre ka rejtingun e tij. P.sh., Marko Kon nga Serbia vuri në dukje: “Mua më pëlqen shumë kënga gjermane që është diçka mjaft zbavitëse nga periudha e viteve 90-të. Më pëlqejnë shumë gjithashtu përfaqësuesit e Norvegjisë, Malit të Zi, Sllovenisë, Bosnjë e Hercegovinës, Armenisë …Unë, ndoshta, lashë pa përmendur edhe ndonjë tjetër këtu, ju lutem të mos më mbajnë mëri për këtë!“, tha ai. Vetë Marko interpreton këngën “Cipella” në duet me “harmonistin më të mirë të Serbisë” Millan. Sonte në mbrëmje në skenën e kompleksit “Olimpijskij”, ku debutojnë të gjithë pjesëmarrësit e konkursit “Eurovision-2009”, do të dalë edhe njëri nga favoritët-Aleksandër Ribak, i cili përfaqëson Norvegjinë. Fansat rusë të konkursit e adhurojnë veçanërisht atë jo vetëm për talentin e tij, muzikalitetin, temperamentin, karakterin magjepsës, por edhe për vetë faktin se Aleksandri është person i lindur në ish Bashkimin Sovjetik. Ai e flet në mënyrë perfekte rusishten, megjithëse u vendos me banim në Norvegji së bashku me familjen që në moshë fare të vogël. Aleksandri u tregoi gazetarëve se si e kompozoi ai këngën me të cilën do të dalë në konkurs. Kjo është këngë që i dedikohet vajzës me të cilën unë kam qenë i dashuruar.