Zëri i Rusisë Çështjet e lirisë, sigurimit dhe drejtësisë do të diskutohen sot në Kaliningrad. Në qytetin më perëndimor rus do të zhvillohet mbledhja e 10-të e Këshillit të Përhershëm të Partneritetit Rusi-BE. Në brigjet e Balltikut u mblodhën ministrat e drejtësisë, krerët e MPB, shërbimeve të emigracionit dhe narkokontrollit nga Rusia dhe vendet e Bashkimit Evropian. Në qendër të vemendjes së Këshillit të Partneritetit janë: bashkëpunimi i Rusisë dhe BE në sferën e sigurimit, çështjet e emigracionit dhe ato kufitare, problemi i readmisionit. Palët do t’i bëjnë vlerësim gjithashtu realizimit në jetë të marrëveshjes së arritur midis Moskës dhe Brukselit mbi thjeshtësimin e regjimit të vizave. Problemi i fundit që do të diskutohet është veçanërisht i ndjeshëm. Moska i kushton atij vemendje të vazhdueshme, vë në dukje Zëvendës ministri i punëve të jashtme i Rusisë Aleksandër Grushko: “Projekti është jashtëzakonisht i rëndësishëm i parë në të gjitha dimensionet edhe politik, edhe ekonomik, edhe social e kështu me radhë. Prandaj ne do të përpiqemi të arrijmë me këmbëngulje atë, që marrëveshja të cilën ne nënshkruam disa vite më parë me BE mbi thjeshtësimin e procedurave të marrjes e dhënies së vizave, të respektohet nga të gjithë në mënyrë të tillë siç dhe duhet të bëhet kjo sipas rregullit”. Dhe e dyta-ne duhet hyjmë në negociata konkrete përkatësisht kushteve të kalimit në regjimin pa viza. Dhe, sigurisht, është e domosdoshme të zgjidhen problemet e emigracionit klandestin, çështjet që kanë të bëjnë me këmbimin e informacionit midis shërbimeve përkatëse të vendeve të BE dhe Rusisë. Me qëllim që të mos ekzistojnë kufij për qytetarët e ndershëm, por vetëm për përfaqësuesit e kriminalitetit të organizuar”, u shpreh ai. Këshilli i Partneritetit do të diskutojë edhe bashkëveprimin midis përfaqësuesve të organeve ruse të ruajtjes së rendit me oficerët e ndërlidhjes së BE, luftën kundër trafikimit ilegal të narkotikëve dhe bashkëpunimin juridik, gjyqësor në lidhje me çështjet civile,tregtare dhe penale.