Zëri i Rusisë Me “sukses fenomenal” përfundoi ekspozita e ikonave ruse në qytezën amerikane Klinton në shtetin Massaçusets. Në të u paraqitën eksponatet e paçmuara nga koleksioni i Galerisë së famshme të Moskës Tretiakovskaja dhe muzeut vendor privat. Qëllim kryesor i ekspozitës së përbashkët ishte vënia e theksit mbi interesat e përbashkëta e të hapura ndaj njëra-tjetrës të kulturave të Amerikës dhe Rusisë.