Zëri i Rusisë Krijimin e Tribunalit ndërkombëtar për gjykimin e piratëve të kapur pranë brigjeve të Somalisë Rusia po e diskuton me Sekretariatin e OKB-së. Sipas fjalëve të përfaqësuesit të përhershëm të Rusisë pranë OKB-së Vitali Çurkin, qëllimi i konsultimeve konsiston në përpunimin e bazës juridike të ndjekjes penale të personaveqë janë marrë dhe merren me pirateri. Gjithashtu në OKB po përgatitet plani i kundërshtimit të banditizmit detar, i cili do të shqyrtohet në takimin e Grupit të Kontaktit për luftën kundër piraterisë.