Zëri i Rusisë Në Moskë po përfundon përgatitja për zhvillimin e gjysëm finales së dytë të konkursit të këngës “Eurovision-2009”. Në skenën më të kushtueshme për gjithë historinë e zhvillimit të këtij konkursi muzikor të kompleksit sportiv “Olimpijskij” do të hyjnë në rivalitet midis tyre përfaqësuesit e 19 vendeve. Tashmë janë përcaktuar 15 pjesëmarrësit e finales. Rusia, në rolin e të Zonjës së shtëpisë së festivalit. Ajo do të përfaqësohet nga Anastasia Prihodko me kompozimin “Mamo”, si dhe Britania e Madhe, Franca dhe Spanja.