Zëri i Rusisë Mihaill Gorbaçov shpreh keqardhjen e vet në lidhje me faktin se midis Evropës dhe Rusisë ekziston moskuptimi. “Ne duhet të arrijmë atë që Evropa ta kuptojë Rusinë. Por tani një gjë e tillë nuk ekziston”, vuri në dukje ai. Sipas fjalëve të Gorbaçovit, ai ka ndërmend të vazhdojë takimet me liderët evropianë. “Rusisë i duhet bashkëpunimi, modernizimi. Ndërsa modernizimi mund të zhvillohet me sukses vetëm në qoftë se ne do të bashkëpunojmë me Evropën”, tha ai dhe shtoi më pas, se tani për tani evropianët përpiqen gjithë kohës vetëm ta thumbojnë Rusinë.