Zëri i Rusisë Në qytetin italian Bari u arrestuan dy islamistë radikalë, të cilët, sipas të dhënave të prokurorisë vendase, planifikonin të kryenin një seri të tërë aktesh të fuqishme terroriste në Evropën Perëndimore. Hetimi pohon, se imami 63 vjeçar Bassam Ajaçi, sirian me pasaportë franceze, dhe francezi 34 vjeçar Rafael Zhandron kishin ndërmend të kryenin aktet e planifikuara terroriste me shfrytëzimin e aeroplanëve në Francë dhe Britaninë e Madhe. Përveç kësaj, të arrestuarit akuzohen për hapjen e Internet sajtit, në të cilin u bëhej thirrje myslimanëve për luftë kundër të pafeve.