Zëri i Rusisë Ministrat e punëve të jashtme të Këshillit të Evropës miratuan protokollin mbi vizitimin pa pengesa të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut nga përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare. Duke komentuar këtë dokument Zëvendësministri i punëve të jashtme i Osetisë së Jugut deklaroi, se kurrëfarë vendimesh mbi prezencën apo veprimtarinë e organizatave ndërkombëtare në territorin e Osetisë së Jugut nuk mund të merren pa pjesëmarrjen e vetë kësaj republike.