Zëri i Rusisë Siç deklaroi Nënzëdhënësi i Senatit të Afganistanit, i cili kryeson delegacionin e vendit të vet që tashmë mbërriti në Moskë, Kabuli shpreson shumë për një bashkëpunim të suksesshëm me Rusinë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Sipas mendimit të tij, forcat e koalicionit që janë dërguar në Afganistarn për të luftuar terrorizmin ndërkombëtar, nuk arritën ti plotësojnë dot detyrat e shtruara përpara tyre. Nënzëdhënësi shprehu bindjen e vet se së bashku me Rusinë Afganistani do të arrijë rezultate të ndjeshme në këtë luftë. Përveç kësaj, delegacioni afgan planifikon të prekë në negociatat në Moskë çështjet që kanë të bëjnë me rindërtimin e objekteve të shkatërruara në Afganistan.