Zëri i Rusisë Parlamenti i Moldavisë sanksionoi datën e zgjedhjeve presidenciale në vend, 20 majin. Tani shumicën e vendeve në parlament e zënë komunistët. Siç i njoftoi Agjencisë “RIA Lajmet” një burim në udhëheqjen e komunistëve, Pleniumi i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Moldavisë paraqiti në rolin e kandidates së vet për në postin e presidentit të vendit Kryeministren Zinaida Greçanu. Sipas kushtetutës moldaviane, kryetari i shtetit zgjidhet me votim të fshehtë nga parlamenti. Kandidatit i duhet të grumbullojë medoemos 2/3 e votave, pra, 61 nga të 101-tat. Në parlamentin e tanishëm veprues komunistët disponojnë 60 mandate deputetësh, kështu që ata nuk do të mund të zgjedhin dot vetëm fare kryetarin e shtetit. Aktualisht Partinë Komuniste të Moldavisë e kryeson Presidenti i vendit Vladimir Voronin. Ai tashmë është zgjedhur dy herë në këtë post, prandaj, sipas kushtetutës, nuk mund të paraqesë më në zgjdhjet në fjalë kandidaturën e vet. Në prag Voronin u zgjodh Zëdhënës i parlamentit.