Zëri i Rusisë Siç njoftoi Kryeministri rus Vladimir Putin, i cili ndodhet aktualisht me një vizitë në Ulan-Bator, në një kohë të afërt Presidenti i Rusisë do të vizitojë Mongolinë. Vizita e Dimitri Medvedievit do ti kushtohet kremtimit të 70 vjetorit të fitores së përbashkët në Hallhin-Goll. Duke karakterizuar gjendjen e tanishme të marrëdhënieve ruso-mongole Putin vuri në dukje, se në bazë të tyre qendron bashkëveprimi ekonomik. Aktualisht ai po zhvillohet më me sukses në sferën e metalurgjisë dhe transportit hekurudhor. Kryeministri rus u shpreh për kërkimin e drejtimeve të reja të bashkëpunimit, p.sh., në degën e ekonomisë bujqësore.