Zëri i Rusisë Dimitri Medvediev aprovoi Strategjinë kombëtare të sigurimit të Rusisë deri në vitin 2020. Ajo parashikon ndjekjen e një politike të jashtme racionale, e cila përjashton konfrontimin i cili sjell me vete harxhime të mëdha mjetesh financiare. Përkatësisht marrëdhënieve me SHBA-s një vemendje e madhe i kushtohet përfundimit të Traktatit të ri mbi kufizimin e Armatimeve Strategjike Ofensive dhe zgjidhjes së problemit të Mbrojtjes Antiraket. Për sa i përket hapësirës EuroAtlantike, në lidhje me këtë Rusia është e interesuar për krijimin në të të sistemit të sigurimit kolektiv mbi bazë të qartë marrëveshjeje juridike. Në marrëdhëniet me NATO-n faktor përcaktues mbeten planet e papranueshme për Moskën të avancimit të Aleancës drejt kufijve të Rusisë dhe dhënia asaj e funksioneve globale, gjë kjo që bie në kundërshtim të plotë me normat e së drejtës ndërkombëtare.