Zëri i Rusisë Në Moskë po organizon mbledhjen e vet komisioni qeveritar për luftën kundër virusit të ri. Në mbledhjen paraardhëse ai mori vendimin për të kufizuar deri më 1 qershor importimin në Rusi të mishit të derrit dhe nënprodukteve të tjera të tij prej vendeve të prekura nga gripi me veti të larta patogjene. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjithsej në mbarë botën janë regjistruar 5251 raste të infektimit nga virusi A H1N1, 61 persona u bënë viktima të kësaj sëmundje të re. Në Rusi tani për tani nuk janë evidentuar raste të prekjes nga kjo sëmundje.