Zëri i Rusisë Mundësinë e rifillimit të bisedimeve 6 palëshe në lidhje me problemin e denuklearizimit të Gadishullit të Koresë do të diskutojnë në Moskë përfaqësuesit e Rusisë dhe SHBA-s. Muajin e kaluar Pheniani shpalli mbi daljen e vet nga negociatat 6 palëshe si kundërpërgjigje ndaj Deklaratës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me lëshimin e raketës balistike në RPD të Koresë. Siç deklaroi Zëvendës ministri i punëve të jashtme i Rusisë Aleksei Borodavkin, takimi me amerikanët në Moskë drejtohet për rifillimin e negociatave, në të cilat morën pjesë Rusia, Kina, SHBA-s, dy shtetet koreane dhe Japonia.