Zëri i Rusisë Marinarët rusë të Flotës së Detit të Zi kremtojnë sot 226 vjetorin e krijimit të saj. Në anijet dhe qytezat ushtarake do të zhvillohen rrjeshtimet solemne të efektivit të tyre ushtarak dhe aktivitete të tjera festive. Flota tani po merret aktivisht me përgatitjen e vet luftarake, po përpunon bashkëveprimin e forcave për kalimin nga gjendja e paqes në gjendje lufte, ekuipazhet e anijeve po zhvillojnë stërvitjet dhe po përgatiten intensivisht për të marrë dezhurnin e patrullimit pranë brigjeve të Abkhazisë. Organizatat shoqërore të Sevastopolit, bashkimet e veteranëve të Flotës së Detit të Zi, do të zhvillojnë mbledhje solemne kushtuar kësaj feste.