Zëri i Rusisë Anija e dytë transportuese kozmike “Progress M-02M”, e pajisur me sistem digital drejtimi, realizoi me sukses bashkimin e vet me segmentin rus të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN). “Progress” solli në SKN 2,5 tonë ngarkesa, ndër të tjera, skafandrën e tretë të modernizuar për punimet në kozmos të hapur “Orllan-MK”. Në Stacionin Kozmik punon tani ekuipazhi internacional i kryesuar nga kozmonauti rus Genadi Padallka. Së bashku me të në orbitë punojnë aktualisht astronauti amerikan Majkëll Barrat dhe astronauti japonez Koiti Vakata.