Zëri i Rusisë Një paketë me mjaft peshë dokumentesh dypalëshe u nënshkruan sot në Tokio si rezultat i vizitës së punës të Kryeministrit të Rusisë Vladimir Putin në Japoni. Vendet do të bashkëpunojnë në fushën e shfrytëzimit për qëllime paqësore të energjetikës atomike. Deri tani Tokio ka preferuar të ketë punë në këtë sferë vetëm me SHBA dhe një sërë vendesh të Evropës Perëndimore. U nënshkrua marrëveshja mbi dhënien e ndihmës në likuidimin e armës bërthamore, e cila duhet t’i nënshtrohet shkurtimit në Federatën Ruse. U nënshkruan gjithashtu programet në fushën e studimit, ruajtjes dhe shfrytëzimit racional të sistemeve ekologjike. U arritën disa marrëveshje në nivel biznes strukturash… Mirëbesimi midis dy vendeve tona po vjen duke u rritur.